Rihanna dhe themeluesi i Twitter, Jack Dorsey do të dhurojnë 4,2 milionë dollarë për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje në LA, pas izolimit nga koronavirusi.
Sipas TMZ, fondacioni Clara Lionel i këngëtares 32-vjeçare dhe CEO-s së Twitter, 43 vjeç, do të japin një fond prej 4.2 milionë dollarësh për të ndihmuar viktimat e abuzimit.
Dhurimi vjen në mes të raporteve se më shumë se 90 njerëz janë duke u refuzuar nga streha e viktimave të dhunës në familje në LA çdo javë.
TMZ raporton që paratë do të jenë në gjendje të mbulojnë strehimin, ushqimin dhe këshillimin për 90 viktima në javë për 10 javë me rradhë.
Më pas paratë do të jepen për 90 viktima të tjera, 10 javë pas kësaj.
Masat e izolimit të koronavirusit tashmë kanë sjellë një rritje të sulmeve dhe dhunës në familje në të gjithë botën.
Deri më tani, vendet përfshirë Zelanda e Re, Franca, Kina dhe Mbretëria e Bashkuar kanë parë gjithashtu një rritje të numrit të rasteve të raportuara në polici pas izolimit./abcnews.al