VIDEO/ “Kur Pastore nuk më mbante dot”, “ish”-i i Superiores tregon faktet

schedule08:53 - 10 Prill, 2020

schedule 08:53 - 10 Prill, 2020

Kampion me Dinamon, kampion me Skënderbeun. Më pas fitues i Kupës së Shqipërisë me Laçin. Kurbinasit ishin ekipi i fundit i Rafael Sosa në Superiore, ndërkohë që ai ka veshur edhe fanellën e Flamurtarit në kampionatin tonë.

Anësori ia doli të realizonte 20 gola në Superiore, shumicën me fanellën e korçarëve, 13. Gjithsesi për shqiptarët ai u bë i njohur me Dinamon, aty ku erdhi fillimisht dhe dha kontributin e tij që blutë të fitonin titullin kampion.

Sosa së fundmi është bërë nostalgjik dhe ka postuar një video në rrjetet sociale. Janë pamje nga ndeshja miqësore që Dinamo zhvilloi me një skuadër si Palermo, që garonte në Serie A dhe kishte në përbërje emra të njohur.

Argjentinasi, si diçiturë për videon ka gjetur një “ngacmim” për një tjetër bashkëkombës, mesfushorin Javier Paster, i cili u shit më pas për 42 milion euro te PSG, kurse tani është pjesë e Romës që e bleu për 25 milion euro para dy vitesh. “Kur Pastore nuk mund të më kapte mua”, shkruan Sosa me krenari. /abcnews.al