Pikëpyetja të shumta rreth Milanit të ri. Gjithçka nis te trajneri dhe Stefano Pioli, sikurse raportojnë ditë pas dite mediat në Itali, ka pak shanse të konfirmohet edhe për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit duhet të mendohen mirë, pasi në vitet e fundit ndryshimet kanë qenë të shumta dhe kjo normalisht reflektohet edhe te rezultatet në fushë.
Emri i parë në listë mbetet Ralf Ragnick, por nuk është i vetmi. Me gjermanin vijojë telefonatat dhe momentalisht si problemi kryesor shikohet buxheti që ai do të ketë në dispozicion për merkaton. Ish-trajneri i RB Leipzig, nëse firmos, do të ketë kontroll të plotë në aspektin teknik.
Një emër tjetër i lakuar është Marcelino, por trajneri aktual i Valencia nuk ka pranuar për momentin. Gjithsesi mbetet një opsion, ashti sikurse edhe Unai Emery, trajneri i njohur që ka drejtuar skuadra si Arsenal, Sevilla e PSG. /abcnews.al