Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zidane ka qenë gjithmonë i përulur, asnjë si ai tek Juventus”

schedule12:20 - 9 Prill, 2020

schedule 12:20 - 9 Prill, 2020

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Paolo Montero, ka folur për karakterin e shokut të tij te bardhezinjtë, Zinedine Zidane. Ai ka luajtur me trajnerin aktual të Real Madridit te “Zonja e Vjetër” deri në vitin 2001, vit kur francezi u transferua pikërisht tek madrilenët.

”Ekipi jonë kishte yje si Del Piero apo Zidane, të cilët e zgjidhnin vetë ndeshjen. Janë shumë lojtarë të mëdhenj që kanë veshur fanellën e Juves, por unë nuk kam parë asnjë aq të përulur sa ai. Ishte e pamundur të mos shkoje mirë me Zizoun”, tregon Montenero.

”Finalet e Championsit akoma më dhembin. Ato kundër Dortmundit dhe Realit i kam parë me mijëra herë. Stoli i Juventusit? Çdokush që ka luajtur për Juven e ëndërron një ditë. Kam një rrugë të gjatë përpara, por shpresoj të jem unë një ditë”, mbyll ish-mbrojtësi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!