Befasinë e bën Milani, tenton talentin e shumëkërkuar në gjithë Europën

schedule09:12 - 9 Prill, 2020

schedule 09:12 - 9 Prill, 2020

Milanist, e krahasojnë me Andrea Pirlo dhe ka idhull një si Gennaro Gattuso. Me siguri e ka ëndërruar që një ditë të luajë me kuqezinjtë dhe tashmë kanë nisur lëvizjet e para. Sandro Tonali është një nga ata që kërkohet më së shumti dhe e duan klube të mëdha.

Gjithsesi Milani po provon shanset e tij. Sipas asaj që shkruan gazetari i Calciomercato, Daniele Longo, drejtuesit e klubit të Serie A kanë kontaktuar menaxherin e mesfushorit dhe po tentojnë ta bindin atë fillimisht dhe më pas të flasin me drejtuesit e Brescia për transferimin.

Milani i ka të qarta idetë dhe do të ndërtojë një ekip me lojtarë me perspektivë dhe Tonali e plotëson këtë kriter. Ata i ofrojnë një rol lideri, ndryshe nga se mund të ndodhë te Juventusi, Manchester City, Napoli e Interi, skuadra të tjera të interesuara për të riun.

Problemi kryesor mund të jetë shuma që kërkon Brescia, por në këtë periudhë krize zor se Massimo Cellino do të vijojë të kërkojë 50 milion euro për kartonin e Tonali. E sigurt është që mesfushori largohet në verë, pasi nuk mund të luajë edhe një sezon tjetër në Serie B. /abcnews.al

 

Sandro Tonali

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!