Pas apelit për ndihmë në Abc News, bashkia i ofroi ndihma ushqimore familjes Alushi

schedule16:03 - 8 Prill, 2020

schedule 16:03 - 8 Prill, 2020

Pas transmetimit të kronikës në Abc News, një ditë  më  parë  për  mjerimin e familjes Alushi, kryetari i njësisë nr 6  mbajti premtimin,  duke  i ofruar  ndihma ushqimore.

“Jemi në një situatë lufte dhe deri sa të mbarojë kjo luftë ne do të jemi të gjithë bashkë. Astriti njihet dhe nga njësia 6 si familje në nevojë, pavarsisht se ai jeton në kinostudio, unë thjesht mund ti ofroj ndihmë”, ka thënë kryetari i njësisë 6 Adriatik  Merko.

Megjithse kryetari i njësisë 6 Adriatik  Merko i  sugjeroi  kryefamiljarit Astrit Alushi që  të regjistrohet në njësin 4  ku banon aktualisht me qëllim që të përfitojë shërbimet sociale që qeverisja vendore ofron.

Për të qenë korrekt me ligjin, duke qenë se jeton në një njëszi tjetër duhet të regjistrohet në njësinë përkatëse, sepse përfiton nga ana sociale shumë gjëra dhe mund të jetojë si të gjithë ne. Aplikote policia e shtetit për një orë leje dhe pastaj plotëso formularin për bonus qiraje deri në datën 10. Është e drejta jote këtë gjë ta ofroj unë. Për çdo gjë tjetër që ke nevojë më merr në telefon dhe patjetër që do të ndihmoj unë”, është shprehur ndër të tjera Merko.

Familja Alushi  jeton prej  6 muajsh në një papafingo pa dyer e dritare të cilën ia ka lënë  një i njohur pa pagese. /abncews.al