Lokomotiva e Leipzigut ka ndërmarrë një nismë gjeniale për t’i dhënë pak frymëmarrje financave të klubit. Skuadra gjermane garon në divizionin e katërt dhe situata ekonomike nuk është aspak e mirë, aq më tepër pak krizës që ka shkaktuar koronavirusi.
Stadiumi i skuadrës përmban 15 mijë tifozë dhe në ndeshjen e fundit përpara pezullimit ishin të pranishëm rreth 5 mijë tifozë. Klubi gjerman ka vendosur të zhvillojë një ndeshje virtuale në datë 8 maj, aty ku realisht nuk ka tifozë dhe skuadër kundërshtare.
BBC Sports raporton se Lokomotiva do të nxjerrë në shitje 100 mijë bileta për këtë sfidë të pazakontë. Një biletë do të kushtojë vetëm 1 euro dhe çdokush mund të ndjekë transmetimin e komentatorëve në duelin virtual. Një befasi e madhe, teksa tifozët kanë nisur të blejnë biletat e tyre. /abcnews.al