Një lajm i mirë për Milanin dhe tifozët e shumtë të kuqezinjve. Paolo Maldini dhe Daniele Maldini kanë fituar betejën me koronavirusin. Babë e bir u infektuan me COVID-19 në datë 21 mars dhe menjëherë u futën në karantinë.
Gjendja e tyre shëndetësore nuk u përkeqësua asnjë moment për fat të mirë, teksa janë shëruar plotësisht sipas njoftimit të Calciomercato. Tani janë gati të rinisin aktivitetin e tyre normal, sidomos Paolo, legjenda e gjallë e Milanit.
51-vjeçari mban postin e drejtorit teknik të klubit italian dhe do të rikthehet në detyrë. Ish-kapiteni do të bisedojë me Ivan Gazidis, CEO-n e Milanit, rreth planeve të merkatos, strategjisë së re të “Djallit” për t’u bazuar te lojtarët e rinj dhe gjetjes së një zgjidhje për uljen e rrogave të futbollistëve. /abcnews.al