Kryeministri britanik Boris Johnson është duke “marrë frymë pa asnjë lloj ndihme” në njësinë e kujdesit intensiv dhe nuk ka pneumoni. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit.
Zëdhënësi i kryeministrit tha se Johnson ka qenë në gjendje të qendrueshme gjatë natës dhe se ndodhet në gjendje të mirë, pasi ka marrë “trajtimin standard të oksigjenit”.
Më tej u sqarua gjithashtu se për 55-vjeçarin nuk është dashur përdorimi i një ventilatori, përkundër shqetësimeve në rritje për shëndetin e tij.
Në deklaratë thuhet:
“Ai është duke marrë trajtim standart oksigjeni dhe po merr frymë pa pasur njevojë për ndihmë. Ai nuk ka pasur nevojë për ventilator mekanik apo për mbështetje respiratore jo-invazive.”
Në një raund intervistash të transmetuara këtë mëngjes, Ministri i Zyrës së Kabinetit, Michael Gove tha se gjendja e Johnson duhet të tregojë nevojën për të ndjekur rregullat e distancimit shoqëror, pasi virusi ka vërtetuar të jetë i frikshëm. /abcnews.al/