Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

UFC nuk pyet për koronavirusin, plani i çmendur është dy ditë larg

schedule12:40 - 7 Prill, 2020

schedule 12:40 - 7 Prill, 2020

Ndërkohë që Coronavirusi vazhdon të përhapet në mbarë globin, aktivitet sportive janë të pezulluara. Të paktën deri në javën e parë të majit çdo aktivitet do të anulohet, por drejtori i UFC-së, Dana White, ka një tjetër ide në mendje.

Ai është shumë pranë sigurimit të një ishulli privat, ku aty do të mund të zhvillohen takimet e UFC-së. “Jam një ose dy ditë larg sigurimit të marëveshjes për ishullin. Fillimisht do të bëjmë infrastrukturën e nevojshme dhe më pas do të nisim duelet ndërkombëtare”, deklaron White, për “TMZ Sports”.

“Gjithçka do të jetë gati dhe besoj se në 18 prill do të kemi dhe duelin e parë. UFC do të vazhdojë, përpos Covid-19”, mbyll drejtori. Deri tani vendndodhja e ishullit nuk bëhet e ditur, por nuk do të kemi mundësi të shikojmë Khabib Nurmagomedovin, për shkak se ai nuk largohet dot nga Rusia. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!