Bogdani: Shqipëria në Euro2016 falë De Biasit, i kënaqur me atë që bëri Rama

schedule21:48 - 6 Prill, 2020

schedule 21:48 - 6 Prill, 2020

Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Erion Bogdani, ka folur për TMW në Itali, aty ku vlerësoi gjestin e kryeministrit Rama për të dërguar 30 mjekë e infermierë, si dhe foli edhe për kualifikimin historik të Shqipërisë në Euro 2016.

RAMA – “Unë isha i kënaqur, është një gjë e bukur ajo që bëri Rama. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë kanë qenë gjithmonë të mira. Kur Shqipëria ishte në vështirësi, Italia gjithmonë ka qenë e pranishme dhe unë mendoj se ishte gjesti i duhur për tu bërë. Edhe pse Shqipëria nuk është shumë e pasur, ajo ka qenë e gatshme të ndihmojë një vend që ka hapur dyert e veta për ne. Ne shqiptarët nuk e harrojmë lehtë atë që është bërë për ne”.

EURO 2016 – “Shpresojmë të jemi në gjendje ta përsërisim sërish. Unë bëra gjithçka për të shkuar atje si lojtar, por pa sukses. Pastaj ne e bëmë këtë sepse De Biasi me Tramezzanin dhe të tjerët, ishin shumë të mirë. Do të mbetet në histori, shpresoj të ndodhë përsëri”, u shpreh Bogdani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!