Ylli Pango në një lidhje direkte për Abc News është shprehur se është e rëndësishme që harta e testimeve patjetër të shtrihet më shumë, por ka veçuar faktin që duhet të jenë më të përqëndruara në zonat e nxehta si Shkodra, Tirana, Fieri etj.
Pango në një bisedë me Mirela Milorin është shprehur see është e rëndësishme që në të gjithë këtë situatë dhe në paketën e masave të marra duket që të parashikohen dhe pasojat që do të lërë pas dalja nga karantina.
Ndër të tjera Pango ka theksuar se në ekipet e shtabit të emergjencave është e rëndësishme që të ketë dhe një psikolog që do të ndihmojnë në trajtimin psikologjik të personave që mund të kenë më shumë gjasa për të qenë të prekur nga sëmundjet mendore.
Intervista e plotë:
Testim masiv apo për njerëzit që kanë shenja?
Kjo është një ide jo e hedhur nga unë ëshë trajtuar dhe në Itali dhe në Gjermani jo vetëm për ti shpëtuar pamundësisë për të kryer teste në një masë të madhe, që për ne është e pamundur, por edhe për të korrigjuar një llojn gabimi që ne bëjmë përgjithësisht, tamponim apo testim mbi një bazë jo të garantuar ose në një bazë të pamjaftueshme. E theme e gabueshme, pasi në se do të ishte fjala për pamjaftueshmëri tamponash do të shtrohej ndryshe problemi dhe unë këtu jam i kuptueshëm, pasi çdo gjë bëhet në varësi të kushteve. Dua të citoj Bill Gates që thotë se nuk po bëhen testimet e duhura, në çfarë sensi është kjo dhe pse në këtë rast lind dhe nevoja e sondazheve. Nëse nuk bën testimet e duhura nëse nuk zgjedh dhe bën tamponime ku duhen për të nxjerrë testime të sakta është një punë që po bën shtabi që e drejton këtë punë, po të shikoni kurbën ka pasur dy dhëmbëzime të medha, dje numri i testimeve ka arritur të jetë më i madh se tre ditë më parë, është rritur në Shkodër vijon rritet Tirana dhe këto lloj dhembëzimesh nuk mjaftojnë për të dhënë një kurbë ecurie për infektim. Kurba në vendet e tjera është më e rregullt, ajo nuk është një rtregues i saktë në raport me jetën e humbura dhe ato që janë trajtuar e ka nxjerrë Shqipërinë të dytën në rajon, pas Sllovenisë me një % të lartë vdekshmërie. Për mua kjo nuk qëndron pasi ju ka dhënë zë kritikëve që nuk po e analizojnë siç duhet, nesh ne do të analizojmë testimin e duhur që e vë në dukje dhe Bill Gates ne do të kishim të infektuar që merren në trajtim më shumë dhe raporti me jetëtë e humbura me njerëzit e infektuar duke qenë më i madh ky numër do të kishim një raport më pozitiv.
Po testohen vetëm njerëzit me shenja, por këto testime nuk janë kryer siç thoni ju por jo vetëm kjo jep një prespektivë të saktë apo të gabuar të realitetit?
Ky është një raport i gabuar, pasi kam dëgjuar dhe raportimet e shtabit drejtues që flitet për një metodikë të përcaktuar mirë dhe për një hetim epimidiologjik të saktë, por këtë hetim nëpër rrethe unë nuk e konstatoj dot nëse është apo jo i saktë dhe nuk e konstatoj dot dhe se metodika është e saktë. Duhet të pranojmë që jemi në një luftë kemi një kryekomandant dhe një shtab drejtues, që kanë lidhje me nënoficerët nëpër rrethe dhe ne jemi ushtria. Nëse keni parasysh luftarat e sulltanëve në këtë rast ato hidhnin në luftë bashibuzukët, që te ne janë zakonisht këto njerëz që shëtisnin në Shkodër njerëzit në tregjet e Tiranës nuk përfaqëson një pjesë të mirë të popullatës që janë karantinuar. Kjo pjesa e parë është pjesa që janë infektuar dhe kanë përhap infektimin dhe merren më shumë në konsideratë për të bërë dhe raportin. Ky nuk është tregues tipik, pasi duhet të kishim brenda dhe persona pa simptoma, asimptotik, por unë e di që e rëndësishme është që të shpëtohen ato me simptoma por jo për të nxjerrë konkluzione. Unë do të thosha se më shumë testimet duhet të përqëndrohen tek vendet që tashmë në vendin tonë janë kthyer në vatra të personave të prekur. Shtabet nuk përbehen vetëm nga mjekë, por nga statesticien, biostatisticen specialistë që të merren dhe me pasojat e mëvonshme të kësaj.
Si e shikoni menaxhimin e situatës së deritanishme?
Padyshim që unë nuk jam për të bërë kritik, por besoj se me informacionet që kam dua të jem pjesë e kësaj lufte dhe të jap sadopak kontribut. Vlerësoj masat e marra dhe faktin që një pjesë e qytetarëve janë ndërgjegjësuar. Po të shikoni se kur vlerësohet një projekt sipas Komunitetit Evropian, siç është ky një projekt i paparashikuar që ne e filluam në kushte të paparashikuara dhe të zbatosh një projekt të tillë duhet të kesh parasysh dy tre elementë që na vijnë në ndihmë. Çfarë i mungon? Kur parashikon masa duhet të ndjekësh dhe masat e projekteve evropiane që e quan” qëndrueshmëria dhe ardhmëria e këtij projekti”, vërtet ky projekt është i mirë por pasojat a mund të konsultohen në mënyrë që një pjesë e pasojave të eliminohen apo minimizohen. Këtu ka nevojë për taktika, mjekët që janë në frontin e parë do të kishin bërë një punë kolosal,e por nuk mund të merren ato me këtë punë. Këto masa duhet të jenë më të zgjuara dhe më inteligjente. Duhet të kemi parasysh dhe atë që ne e quajmë shpërndarje. Tani për tani ne nuk kemi nevojmë që të bëjmë studime dhe testime në qytetet që nuk kanë asnjë rast siç është Gjirokastra apo Saranda. Duhet medoemos që në ekip të përfshihen dhe ekspertë të shëndetit mendor. Unë nuk e di se çfarë lidhje kanë me bazën këto nënoficerë nëpër rrethe.
Ne jemi në një regjim karantine, dhe do të vijojmë kështu sa ndikon kjo nga pikëpamja psikologjike karantina te ne?
Unë kam një libër që është “Psikoterapia”, që përmban të gjithë detajet në lidhje me ankthin stresin. Kur njeriu kalon nga një gjendje normale në një gjendje të jashtëzakonshme. Jeta sociale dhe puna edhe në burgje nuk humbet, në rastin tonë sado që thonë se do rrini me familjen, për shumë njerëz këto nuk do të kalojnë pa pasoja. Në kohën e diktaturës pensionistet rrallë e gëzonin pensionin, kjo lidhet me faktin se pamundësia për të arritur që të bëjnë gjëra të tjera dhe në këtë rast dhe goditja e moshave të treta është një tjetër vrasje e lehtë. Njerëzit që kanë një potencial për sëmundje mendore mund të kenë probleme ankthi, paniku që ju është shfaqur që në kohën e tërmetit, pasoja të stresit postraumatik, tjetër goditje që mund të na ndodhe është ajo e kohezionit social, përfytyroni që pas një kohë kur të dalim, mendoni se koronavirusi do të kthehet në shtator dhe secili do e shikojë tjetrin si potencial të mbajtjes së së koronavirusit. Duhet të dini se në atmosferën e ngopur me avuj frike do të mungojë oksigjeni social. Duke qenë dakord me karantinimin, është e rëndësishme që të bëhet një tjetër plan më i detajuar.
Kur të mbaroi e gjithë kjo dhe të kalojë karantina. A do të ketë njerëz që do ta nisin aty ku e lanë dhe do e marrin me sportivitet. Kjo përvojë te të gjithë nejrëzit si dhe njerëzit që kanë një imunitet të forë mendor a do të lërë shenjë
Edhe sot nëse dalim nëpër rrugica nëpër kafe ilegale, vijojnë njerëz që nuk rrinë dot pa kontaktin social, pa kafen dhe pa cigaren. Do të ndodhë si me valën e dytë të cunamit ndaj duhen marrë masa që jo vetëm duke parashikuar këto që unë i quaj të prirur për raporte sociale, por ato që do të kthehen aty ku kanë ndaluar të etur për jetë pasi kjo është e papararë kalon dhe Luftën e Dytë Botërore. Dy gjërat që une veçoj janë, të mirat në Bali ishullin ekzotik është një ditë në vit e përcaktuar si dita që asnjë nuk lejohet të dalin nga shtëpia, dhe kjo ditë i falet natyrës, zogjve ekologjisë, që të marrin frymë nga ndotja e shkaktuar nga njerëzit, kjo do të bëjë një lloj pastrimi por që do të bëjë dhe diçka tjetër shumë të mirë, siç thotë dhe një autori italian, që është e bukur.”Kur të kthehemi duhet të kujtojhmë se jemi të ftuarit e tokës dhe jo padronë të saj”. /abcnews.al