Kryeministri britanik Boris Johnson një natë më parë është trajtuar me oksigjen për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetsore si pasojë e simptomave të Covid 19.
Ndërkohë këtë të hënë ai ka pohuar se është në gjendje të mirë shëndetsore dhe se i është nënshtruar testeve rutinë në spital për simptoma të koronavirusit.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Johnson shkruan se është në gjendje të mirë shëndetsore.
“Me këshillën e mjekut tim, unë shkova në spital për teste rutinore pasi ende ndjej simptomat e koronavirusit. Jam në humor të mirë dhe jam në kontakt me ekipin tim pasi punojmë për të luftuar këtë virus, për t’i mbajtur të gjithë të sigurt”, shkruan Johnson./abcnews.al