Në edicionin e tretë të samitit për investim në Ballkanin Perëndimor kanë marrë pjesë kryeministrat e gjashtë vendeve të rajonit. Ndërkohë që kryeministri kosovar Haradinaj ka prezantuar 40 projekte me një vlerë totale prej 500 milionë eurosh.
Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka hapur edicionin e tretë të samitit për investimin në Ballkanin Perëndimor, i cili organizohet në Londër nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Pjesëmarrës janë përfaqësues të gjashtë vendeve të balkanit perëndimor, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama; boshnjaku Denis Zvizdiç; kryeministri maqedonas Zoran Zaev; kreu i qeverisë malazeze Dusko Markovic; kryeministrja serbe Ana Brnabic dhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, dhe pse mediat një ditë më parë raportonin se i pranishëm do të ishte zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiç. Samiti ka si objektiv uljen në të njëjtën tryezë të liderëve rajonalë dhe investitorëve potencialë globalë si dhe organizimin e një debati për të tërhequr një mbështetje më të madhe në sektorin publik, privat dhe financiar. Si dhe favorizimin për ndërtimin projekteve infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri i Kosovës ramush Haradinaj në forumin për investim dhe zhvillim në Londër u prezantua me 40 projekte të cilat kanë një vlerë totale prej 500 milion eurosh.
Nga ana e tij kryeministri i Maqedonisë Zaev ka kërkuar heqjen e pengesave dhe përforcimin e lidhjeve mes vendeve si një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik në rajonin e Ballkanit.
Të martën do të ketë një takim tre palësh mes ministrave të jashtëm të Italisë, Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd. /abcnews.al