Bardh Spahia: Shifrat e të infektuarve nuk janë të sakta, duhen bërë më shumë testime

schedule18:00 - 5 Prill, 2020

schedule 18:00 - 5 Prill, 2020

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia në një lidhje me skype me gazetaren Mirela Milori në ABC News tha se menaxhimi i situatës për koronavirusin  nga ana e qeverisë ka qenë i zbehtë dhe disa hapa me vonesë në ndjekje të situatës e cila agravohej me shpejtësi.

“Është e pafalshme që kemi humbur kohë jashtëzakonisht të çmuar gjatë janarit dhe shkurtit ku duhet të ishin marrë masat”, tha Spahia ndërsa theksoi se PD i ka bërë thirrje qeverisë gjatë kësaj kohe për marrjen e masave.

“Ka një domosdoshmëri urgjente i cili është shtimi i testimi si e vetmja mënyrë për të identifikuar të prekurit nga koronavirusi. Është e qartë që virusi ka shëtit i lirë në Shqipëri shpesh edhe pa shenja tek pacientët portator. Është gjithashtu i qartë se përhapja e virusit ka të tjera shifra dhe jo ato që raporton qeveria shqiptare”, tha më tej Spahia.

Sipas Spahisë, testimi duhet të bëhet tek punonjësit e shëndetësisë, dhe policia gjithashtu dhe punonjës të biznesit ku për shkak të volumit të punës kanë kontakte me shumë persona.

Ky ritëm i ulët testimesh sipas Spahisë, me 100 në ditë, nuk arrin të parashikohet asgjë.

Ish-deputeti Spahia theksoi se numri i personave të prekur, është shumë herë më i lartë, se ai që raportohet nga strukturat përkatëse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!