E diela e dafinave në katedralen e “Shen Palit”, për shkak të covid-19, pak besimtarë gjatë meshës së shenjtë

schedule19:07 - 5 Prill, 2020

schedule 19:07 - 5 Prill, 2020

Koronavirusi tashmë prej javësh ka ndryshuar traditat dhe ritet e ndryshme të njerëzimit.

Pjesë e këtyre ndryshimeve janë bërë edhe ritet fetare për besimtarët e krishterë katolikë të cilët këtë fundjavë kremtuan të dielën e Dafinave.

Mesha e mbajtur në Katedralen e Shën Palit në Tiranë e drejtuar nga imzot Xhorxh Frendo, ndryshe nga vitet e tjera kishte fare pak besimtarë dhe anëtarë të kishës katolike që qëndronin në distancë nga njëri-tjetri.

Sipas Imzot Frendos pavarësisht situatës së vështirë që po kalon vendi ynë nga COVID-19, kjo është një javë e rëndësishme për besimtarët katolikë.

Simbolika e të dielës së Dafinave për besimtarët katolikë, përkujton ditën që Jezu Krishti hyri në Jeruzalem dhe që shënon fillimin e Pashkës që kulmon të shtunën në mesnatë me Ringjalljen, e më pas me festimet të dielën e 12 prillit./abcnews.al