VIDEO/ Ik se do hash burgun, a merr vesh? Si u përzu nga Durrësi mes kërcënimeve jahti i famshëm

schedule16:18 - 5 Prill, 2020

schedule 16:18 - 5 Prill, 2020

“Ti nuk ke asnjë leje, ik tani se do hash burgun. A merr vesh?” Këto janë fjalitë kërcënuese të Drejtorisë së Përgjithshme Detare të drejtuar nga Paulin Ndreu, me të cilat u përball mbrëmjen e së premtes kapiteni i jahtit “Maltese Falcon”, duke u detyruar të largohej, edhe pse kishte ardhur për të bërë furnizimet me karburant dhe ushqime.

Jahti në fjalë u fut në portin e Durrësit paraditen e së premtes, por për shkak të kufizimeve kohore ai nuk mundi të bëjë furnizimet e nevojshme deri në orën 13:00 duke kërkuar që të qendrojë në kalatë deri të hënën e kësaj jave, gjë e cila është kundërshtuar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Madje, punonjës të sigurisë së portit i janë drejtuar kapitenit me kërcënime duke i kërkuar të largohej.

Lexo edhe: Përzihet me të shara dhe kërcënime një ndër jahtet më të famshëm në botë: Kapitenit iu tregua burgu

Ky i fundit ka filmuar bisedën me ta, ndërsa pak orë më vonë është detyruar të dalë nga porti i Durrësit, ndërsa sot në mëngjës ka lënë ujërat shqiptare.

E gjithë kjo ngjarja duket të jetë një njollë e zezë për turizmin shqiptar, i cili është shpallur prioritet nga vendi ynë.

Për më tepër, ndiqni videon:

Reagimi

Pas publikimit në abcnews.al të kësaj ngjarjeje ka reaguar publikisht edhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Paulin Ndreu, i cili shpjegon se çfarë ka ndodhur sipas tij me jahtin në fjalë.

Përmes një postimi në Facebook, Ndreu thotë se jahti ka qendruar për 24 orë në port gjatë të premtes dhe të shtunës, por nuk ka kërkuar furnizim me karburant apo ushqime.

“Jahti ka qendruar 24 ore në port që premten deri të shtunën dhe nuk ka marrë furnizim as nuk ka kërkuar furnizim duke u justifikuar se do e marrë javës tjetër po ti duhet. Jahti ka qendruar në radën e portit nga e shtuna deri të dielën dhe pasi nuk mundi të siguronte qendrim dy javor në port është larguar pa kërkuar furnizim apo ushqime”, shkruan Ndreu. /abcnews.al