Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Barbare!”, McGregor shpërthen kundër Kinës dhe kryeministrit irlandez

schedule15:32 - 5 Prill, 2020

schedule 15:32 - 5 Prill, 2020

Luftëtari i njohur irlandez, Conor McGregor, është aktualisht i izoluar së bashku me familjen e tij në vendlindje. Megjithatë, ylli i UFC-së nuk ka qëndruar larg zhvillimeve më të fundit. Kina i ka shitur produkte si maska, doreza etj, shtetit irlandez dhe ky i fundit, i ka rritur çmimet e këtyre produkteve për t’i shitur më pas.


“Situatë e pështirë”, shkroi McGregor në faqet e tyre zyrtare. “Ajo që po bën Kina në këtë situatë është jo humane! Produktet e tyre nuk duhet të vinin këtu, jo tani. Kryeministri ynë, Leo Varadkar, të mos i thotë “Faleminderit” Kinës, por të ndihmojë shtetin e vet. Ajo që ka bërë Kina është barbare! Gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie, barbare!”, shkroi McGregor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!