Anthony Joshua ka zbuluar se ka pranuar një duel me Tyson Fury për një orë Rolex në vitin 2010. Ai i ka kërkuar sfidë rivalit të tij dhe menaxherët e britanikut e kursyen atë për një orë të re Rolex. Kampioni botëror britanik në peshën e rëndë ishte thjesht një amator, kur luftoi për herë të parë me Furyn.
“Kjo ka ndodhur shumë vite më parë, kur unë isha ende amator dhe nuk dija kush ishte Tyson. Isha duke lexuar në lajme se ai po shkonte në çdo palestër në Londër duke pyetur nëse dikush do ta sfidonte atë dhe do ta mposhtë do të merrte Rolex-in e tij”, deklaron Joshua për “Sky Sports”.
“Unë dhe ai patëm një duel të fortë . Të dy kemi zemër. Pas duelit ai i tha stafit të tij se ky djalosh një ditë do të jetë kampion bote. Dhe parashikimi i tij ka qenë i saktë”, mbyll Joshua. Ndërkohë promovuesi i tij po bën të pamundërën që të jetë Joshua dhe jo Wilder kundërshtari i radhës i Furyt. /abcnews.al