Në fshatin Sheq-Gajdë të njësisë Administrative Poshnje, në anë të lumit është gjetur e pa jetë 48-vjeçarja Drita Breganaku. Gruaja ishte banuese në në Uznovë, dhe ishte shpallur në kërkim nga e policia më datë 18 mars, pasi ishte larguar nga banesa.
Sipas policisë, në trupin e të ndjerës nuk janë konstatuar shenja dhunë apo dëmtime të tjera. Ndërsa, dyshohet që të jetë vetë-mbytur në lumë. ABC News mëson se trupin e 48-vjeçares e kanë gjetur banorët të cilët kanë njoftuar më pas edhe policinë.
Ata kishin dyshime se trupi i pajete nuk ishte banor i zonës së tyre, por është sjellë aty si rezultat i prurjeve të shumtë të lumit për shkak të reshjeve të shumta që kanë rënë ditët e fundit.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Sheq-Gajdë të njësisë Administrative Poshnje, në anë të lumit është gjetur e pa jetë shtetasja D.B, 48 vjeçe, banuese në Uznovë, e shpallur në kërkim nga ana e policisë më datë 18.03.2020, pasi ishte larguar nga banesa .
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhunë apo dëmtime të tjera, dhe dyshohet se është vetëmbytur në lumë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/