Eksperti i ekonomisë Arjan Kadareja në një lidhje direkte për Abc News është shprehur se në paketën e dytë të qeverisë shpreson që një vëmendje më të madhe ta kenë bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë.
Ndër të tjera eksperti është shprehur se është e vështirë të flitet në këto momente nëse vendi ynë do të ketë recesion ekonomik pasi kjo do të shikohet në varësi të situatë.
Pjesë nga biseda:
Si është situata dhe çfarë pritet të ndodhë?
Situata është e vështirë siç pritej pasi siç janë ndërprerë aktiviteti prodhues në një pjesë të madhe të sektorit që patjetër sjell dhe rënie në buxhet.
Si ju duken masat e marra nga qeveria, si i vlerësoni?
Masat e para dhe paketa e parë është më tepër humanitare dhe ndihmë për biznesin një ndihmë për biznesin deri në 14 milionë lekë. Duhet të bëhet më shumë për pjesën tjetër të biznesit dhe pritet që paketa e dytë të zgjerohet më tej.
Ju mendoni se do të bie në recesion vendi ynë?
Ajo varet se sa do zgjasë pandemia, deri më tani nuk kemi rënë.
Sipas jush në cilin aspekt të paketave ekonomike dhe financiare duhet të përqëndrohet vëmendja?
Është situata e emergjencës deri në momentin që kalohet kriza e virusit që është karantina. Duhet të synohet që të mbahen kapacitetet prodhuese të vendit të cënuara sa më pak. Të mos lihen bizneset që të falimentojnë ato që e kanë ndaluar aktivitetin. Pas kalimit të karantinës është e rëndësishme që ekonomia ti ketë kapacitetet në këmbë në mënyrë që stimuli dhe mendoj se në pjesën pas karantinës duhet të aplikohet stimuli fiskal dhe ai monetar që natyrisht ka filluar të aplikohet në mënyrë që këto dy politika stimuluese për ekonominë duke gjetur dhe kapacitetet prodhuese të pacenuar ta ngrenë sërish ekonominë shqiptare në nivelet e para karantinës.
Përsa i përket biznesit të vogël sa mund të mbijetojë biznesi i vogël nga e gjithë kjo situatë?
Biznesi deri në 14 milionë lekë të ardhura duhet të marrë një ndihmë papunësie, vendimi për shtyrjen e qirave nëse aplikohet jep një ndihmë në shpenzimin e qerave që është e rëndëisshme për biznesin e vogël që është në karantinë, dalja nga karantina do të bëjë që ta nisë serish. Me pesimizëm shikoj biznesin me të ardhura mbi 14 mln pasi nukr e di se çfarë masash do të merren. Ka sektorë si turizmi që është ndaluar kategorikisht qoftë për arsye të mbylljes së kufijve që nuk ka turistë të huaj dhe për karantinën e brendshme që nuk ka as turistë të mbrendshëm. Ndihma ndaj këtyre sektorëve që janë të mbyllur pltësisht duhet të merret parasysh pasi janë sektorë me kapacitete të rëndësishme prodhuese për Shqipërinë. ¼ e ekonomisë në Shqipërinë vjen nga turizmi.
Banka e Shqipërisë ka deklaruar se është ulur norma e interesit nga 1 në 0.5 % , çfarë efekti sjell kjo në ekonomi?
Ulja e normës së interesit u lehtëson kushtet huamarrësve, ato janë qeveria e cila është kryesorja që do të financojë paketat, deficitet, borxhin që maturohet , qeverisja lehtëson koston. Edhe bankave ju lehtëson kostot e financimit, ulet norma e kredisë që Banka e Shqipërisë u jep pankave. Ulet norma e kushteve të likujdidetit që Banka e Shqipërisë ju jep bankave ndërkohë dhe norma e depozitave. Ndërkohë them se eventualisht ul dhe kostot e likujdidetit për biznesit të cilët punojnë me kapacitete të reduktuara dhe ato me kapacitet të plotë do të kenë mundësi të marrin kredi afatshkurtër për detyrimet që kanë, me kushte më të mira dhe norma më të ulëta.
Banka e Shqipërisë duhet të injektojë para dhe a duhet ta bëjë ajo këtë gjë?
Banka e shqipërisë ka injektuar para, zbatimin e politikës monetare e bën përmes injektimit të parave. Ndërkohë planet e kontigjencës për një ndërhyrje në tregun sekondat të mundshme në blerjen e letrave me vlerë të borxhit të qeverisë në një afat të shkurtër është plan kontigjence që mirë që u tha nga Banka e shqipërisë pasi ndihmon në çëstjen e transmetimit të politikës monetare. Agjentët e tregut sigurohen se Banka e Shqipërisë ka ndërmend që të ndërhyjë nëse nomrat e interesit nuk ulen aty ku duhet. Nuk duhet të harrojmë se politika monetare nuk transmetohet menjëherë në segmentet afatgjata të tregut./abcnews.al