Maria Sharapova u tërhoq disa muaj më parë nga tenisi. 32-vjeçarja ruse i dha fund pasionit të saj të madh dhe këto ditë po i kalon e izoluar në Florida të SHBA, aty ku është rezidente prej vitesh. Bjondja mbetet një nga sportistet më të bukura në planet dhe fansat i ka të shumtë.
Ajo ka vendosur t’i surprizojë këta të fundit gjatë ditës së sotme. Maria është ndjerë vetëm dhe ka bërë publik numrin e saj të telefonit. Çdokush mund t’i shkruajë, t’i bëjë komplimente, apo t’i sugjerojë se si të kalojë kohën e izolimit. Me pak fjalë, ajo kërkon shoqëri.
“Kam një numër që fillon me 310 (prefiksi i SHBA) dhe tani do e ndaj me ju. Më shkruani! 310-564-7981. E kam seriozisht. Më tregoni se çfarë po bëni, më bëni ndonjë pyetje ose thjesht më përshëndesni. Recetat janë gjithashtu të mirëseardhura”, flet Sharapova gjatë videokonferencës. /abcnews.al
Not only did I just get a 310 number( hello cool cats?)but I’m sharing it with you—Text me! 310-564-7981. For real. Tell me how you’re doing, ask me questions, or just say hello ?? Any great recipes welcome too ?#community pic.twitter.com/JNCuGzJXRS
— Maria Sharapova (@MariaSharapova) April 3, 2020