Ergys Kaçe nuk i ka shpëtuar karantinës. Masat janë të qarta për këdo edhe në Greqi, ku ai aktivizohet me AEL Larissa. Mesfushori argëtohet më fëmijët e tij shpesh herë, ndërkohë që nuk mungojnë edhe videot në rrjetet sociale.
Këtë herë korçari i ka shkuar prapa idesë së një mikut të tij, gjeorgjian që jeton në Greqi. Kaçe shfaqet duke vallëzuar, por jo ndonjë valle shqiptare. Mesfushori i kombëtares ka nisur të praktikojë kërcimet tradicionale gjeorgjiane.
Sa shikohet në video, po e shijon. Gjithsesi nuk është se ka ndonjë zgjidhje tjetër këtë periudhe dhe ndoshta në ditët në vijim do t’i japë leksione mikut gjeorgjian me ndonjë valle shqiptare. /abcnews.al