Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë Shefin e Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes të Naftës, në Kuçovë, për shkelje të rregullave në punë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është bërë arrestimi në flagrancë 48 vjeçarit, banues në Kuçovë, me detyrë Shefi i Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes së Naftës në Kuçovë.
Arrestimi i tij u bë pasi në këtë ndërmarrje ndërroi jetë për shkak të një aksidenti gjatë punës një 60 vjeçar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkelje e Rregullave në punë nga Pakujdesia”. /abcnews.al