Belgjika tërbon UEFA-n, Ceferin: T’i harrojnë kompeticionet europiane

schedule19:38 - 3 Prill, 2020

schedule 19:38 - 3 Prill, 2020

Belgjika nuk duroi më dhe ditën e djeshme vendosi t’i jeptë fund sezonit. Club Brugge u shpall skuadra kampione, teksa do të ketë një tjetër vendim për ata që marrin pjesë në kompeticionet europiane dhe skuadrat që rrëzohen një kategori më poshtë.

Ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak UEFA-s. Kreu i saj, Aleksander Ceferin kërcënon Belgjikën dhe paralajmëron shtetet e tjera në një prononcim për ZDF, teksa zbulon se ku do të rinisin ndeshjet e Champions dhe Europa League.

Të gjitha Federatat që po mendojnë të bëjnë të njëjtën gjë rrezikojnë të pjesëmarrjen në kompeticionet europaine për sezonin e ardhshëm. Nuk mendoj se ky ishte vendimi i duhur. Solidariteti nuk është një rrugë me një drejtim.

Nuk mund të kërkosh ndihmë dhe më pas të vendosësh në kokën tënde. Champions dhe Europa League? Njerëzit kanë nevojë për energji pozitive, duelet europiane të këtij sezoni mund të luhen në korrik ose në gusht. Nuk ka shanse të shtyhen për në shtator ose tetor”, deklaron Ceferin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!