Të bllokuar prej orësh, kalojnë kufirin 100 emigrantë në Kapshticë

schedule11:46 - 3 Prill, 2020

schedule 11:46 - 3 Prill, 2020

Gjate 24 orëve të fundit janë lejuar të kalojnë  kufirin rreth 100 emigrante, të cilët prej orësh ishin të bllokuar në Kapshticë.

Drejtoria e Policise Kufitare është shprehur se kjo ka qene nje tolerance e fundit e treguar nga dogana shqiptare, pasi nga sot dhe ditët në vijim nuk do të lejohet të kalojnë asnjë shtetas pa marre autorizimin në Ambasadën Shqiptare që ndodhet në Greqi, ku në këtë të drejte përfshihen rastet emergjente dhe studentët.

Nga ana tjetër sot situata paraqitet e qetë dhe nuk ka prezencë të emigranteve shqiptarë të cilët presin të kalojnë kufirin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!