Shqiptarët duket se ditë pas dite janë ndërgjegjësuar me masat e marra nga qeveria dhe hapat që duhet të ndjekin në kuadër të mbrojtjes për përhapjen e koronavirusit.
Burime për Abc Neës bëjnë me dije se numri i aplikimeve për leje dalje për të kryer nevojat bazike në portalin e-Albania dhe përmes sms ka shkuar në 87.269.
Ndërkohë ndër të tjera mësohet se pensionistët janë një kategori që dhe pse e kanë të ndaluar daljen, e here pas here u behet thirrje për të qëndruar në shtëpi vijojnë që të aplikojnë për leje në portalin e-Albania.
Më poshtë janë të dhënat në lidhje me numrin e lejeve të marra dhe atyre që ju është refuzuar.
Numri total i aplikimeve: 87.269
Aplikime përmes e-Albania 54.617
Aplikime me sms 32.652
Aplikime me e-Albania të refuzuara 17.216
Aplikime me sms të refuzuara 3.576
Aplikime të gabuara me SMS 30.073./abcneës.al