Cana jashtë formacionit, tifozët e Marseille shpërthejnë ndaj “L’Equipe”

schedule15:56 - 2 Prill, 2020

schedule 15:56 - 2 Prill, 2020

Tifozët e Marseille kritikojnë gazetën prestigjioze L’Equipe, sepse nuk përzgjodhi Lorik Canën në formacionin më të mirë të viteve 2000. Lojtari nga Gjakova mbajti edhe shiritin e kapitenit të skuadrës së famshem franceze. L’Equipe vendosi të respektonte kujtimin e ish-presidentit Pape Diuf, i cili u nda nga jeta pas infektimit me koronavirus, duke përzgjedhur formacionin më të mirë në vitet që ai drejtoi Marseille.

Ishte periudha 2005-2009, që përkoi me kohën që Lorik Cana ishte një ndër lojtarët më të dashur nga tifozwt në “Velodrome”. Gjithsesi, gazeta franceze nuk e pa të udhës që ta përfshinte ish-kapitenin shqiptar në 11 lojtarët më të mirë të epokës Diuf. Ekipi i përzgjedhur është: Mandanda, Beje, Hilton, Zubar, Taivo, Shejru, Nasri, Valbuena, Riberi, Niang, Sise, dhe në vend të Canës ishin Zubar nëse vendosej si qendërmbrojtës, dhe Shejru nëse caktohej mesfushor defensiv.

 

Loriku me fanellën e Marseille

 

Poshtë artikullit të së përditshmes franceze, pati gati 100 komente të lexuesve, shumica padyshim tifozë marsejezë, mjaft prej të cilëve kritikuan për mungesën e Canës. “Nuk mund të vendosni Zubarin në qendër të mbrojtjes. Mendoj se Lorik Cana, që luajti në ato vite, e meriton vendin, – shkruan një tifoz, – Pape Diufi do të mërzitej po ta shikonte këtë”.

A jeni seriozë? – kritikon një tjetër, – Zubar në ekip? Vendosni Canën dhe Sivelinë, që ishin mbrojtës seriozë”! “Zubari? – sulmon tifozi me emrin Filip, – mos është gënjeshtra e 1 prillit? Duhet të jetë Lorik Cana që luajti shumë ndeshje për ne”. “Me të vërtetë është një turp të vendosësh Zubarin në formacion”, – shigjeton Rej99, ndërsa një tifoz tjetër vlerëson se “kjo është katastrofë, duhet të jetë Lorik Cana në vend të Zubarit ose Shejrusë”.

Së fundi, i mbiquajturi “As2Vegas”, thotë shkurt se “nuk ka vlerë një njëmbëdhjetësh pa Lorikun”. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare luajti 175 ndeshje në 4 sezone për Olimpikun e Marsejës, në Francë dhe në kupat e Europës, duke shënuar 8 gola e duke mbajtur shiritin e kapitenit. /ABCNEWS.AL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!