E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic është e mbuluar me mjegull. Sulmuesi i famshëm ka një opsion për të rinovuar kontratën me Milanin, por shkarkimi i Zvonimir Boban e ka trishtuar. Në dyshim është edhe e ardhmja e Paolo Maldinit, një tjetër personi që beson shumë te suedezi.
38-vjeçari, një personalitet tepër i nevojshëm për Milani dhe një futbollit e tip shumë i dashur nga tifozët, tregohet i sinqertë në një prononcim për Svenska Dagbladet. Akoma nuk ka marrë një vendim dhe për momentin është i përqendruar në një tjetër betejë.
“E ardhmja? Të shohim, nuk e di akoma se çfarë dua, çdo ditë po ndodh diçka e re. Kush do ta kishte parashikuar koronavirusin? Thjesht duhet të përpiqemi të jetojmë dhe shijojmë jetën. Më duhet të kujdesem për familjen time, për fat janë mirë”, deklaron Zlatan Ibrahimovic. /abcnews.al