“Run4Autism”, nisma më e fundit: Realizoni 8 mijë hapa nga shtëpia

schedule18:33 - 1 Prill, 2020

schedule 18:33 - 1 Prill, 2020

Dita botërore e autizmit, 2 prill është caktuar nga OKB-ja për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit. Kjo ditë, ka për qëllim edukimin e njerëzve rreth kësaj sëmundjeje.

Në një lidhje më “ABC News”, aktivisti Arbër Kadija ka folur për maratonën kushtuar çështjes së autizmit.

Ndërkohë Kadija theksoi se COVID-19 është një sfidë shumë e madhe, ndërsa u shpreh se pas kalimit të kësaj epidemie mund ti kthehemi realitetit. Por, ai gjithashtu theksoi se duke qëndruar në shtëpi mund të merren me aktivitete të ndryshme.

 “Është maratonë sepse që të realizohen këto hapa të merr kohë gjithë ditën. Kjo mund të bëhet duke e segmentuar ecjen. Është e këshillueshme që çdo 20 minuta të bëhet 5 minuta pushim”, u shpreh ai.

Më tej Kadia u shpreh se qëllimi i kësaj maratone është të sillet vëmendja ndaj autizmit. “Është një lloj forme që autoritetet të kthejnë vëmendjen dhe të angazhohen seriozisht në lehtësimin e sfidave që kanë prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!