I ftohti polar mbërrin në Ballkan/Ja vendet më të prekura

schedule14:27 - 24 Shkurt, 2018

schedule 14:27 - 24 Shkurt, 2018

Edhe vendet e Ballkanit po ndjejnë të ftohtin polar si pasojë e uljes së temperaturave, ndërsa pritet që në ditët në vijim moti të përkeqësohet. Në Kroaci është shënuar dhe viktima e parë.

Ditët e fundit vendet e ballkanit janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore, ndërsa moti i keq do të godasë Maqedoninë ditët e ardhshme. Nga dita e dielë pritet që në vend të shënohen temperatura shumë të ulëta si pasojë e reshjeve të dëborës dhe erërave të forta. Por gjithësesi Enti Hidrometeorologjik në vend ka bërë të ditur se i ftohti në Maqedoni nuk do të jetë i të njëjtit nivel me të ftohtin e vendeve tjera ballkanike.

Për momentin një pjesë e Sllovenisë dhe Kroacisë është e mbuluar nga bora dhe ngrica. Në Kroaci i ftohti shënoi edhe viktimën e parë, një person i moshës 86 vjeçare i cili humbi jetën teksa po pastronte borën në oborrin e shtëpisë së tij

Situatë e ngjashme është dhe ajo edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë me erëra të forta dhe rrugë të mbuluara nga ngrica dhe bora. Por moti i i keq ka goditur edhe Malin e Zi dhe Serbinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!