22 maji i vitit 2010 është një datë që asnjë interist nuk e harron kurrë. Skuadra e tyre e zemrës mposhti Bayern Munchen në finalen e Champions League të zhvilluar në Madrid dhe riktheu trofeun e madh pas 40 vitesh në Milanon zikaltër.
Diego Milito ishte heroi i skuadrës së Jose Mourinhos atë mbrëmje, shënoi dy herë ndaj gjermanëve dhe vulosi fitoren 2-0 të Interit. Ish-sulmuesi argjentinas shënoi shumë gola të rëndë në sezonin e tripletës dhe tregon për Sky Sport se si e karikoi skuadrën Jose Mourinho përpara finalees së madhe.
“Mourinho na kishte transmetuar shumë qetësi, ai ishte lideri jonë. Përpara se të mbërrinim në stadium na kërkoi që ta shijonim atë mbrëmje, sepse nuk e kishte të sigurt nëse do të kishim një tjetër shans.
Për ne ishte një ndeshje e veçantë, ishim të vetëdijshëm që mund të linim shenjën tonë në futbollin italian. Unë jam krenar që realizova dy gola, por ishte një fitore e gjithë grupit. Kam pasur fat që mbërrita tek Interi në momentin e duhur”, tregon Diego Milito. /abcnews.al