Mbrojtësi i BAyern Munchen, Jerome Boateng, është përfshirë në një aksident me makinë mëngjesin e sotëm. Gjermani ishte nisur nga Mynihu drejt Lajpcig, për të takuar djalin e tij.
Në autostradë, makina i ka dalë nga kontrolli dhe ka përfunduar mbi barrierat e sigurisë. Policia e Mynihut ka deklaruar se Boateng nuk ka asnjë dëmtim fizik, por makina e tij me vlerë 25 mijë euro, është shkatërruar.
Përveç disa problemeve brenda fushës së lojës dhe në seancat stërvitore, Boatengut i shtohen edhe problemet jashtë fushave. Gjithashtu, flitet edhe për një largim të Boateng nga Bayern në verë. Një situatë aspak e mirë për shtatlartin gjerman./abcnews.al