Koronavirusi dhe 5G, pse bota duhet të jetë e kujdesshme ndaj diplomacisë së maskuar të Kinës?

schedule13:29 - 31 Mars, 2020

schedule 13:29 - 31 Mars, 2020

Nga David Patrikarakos The Spectator 

Si ia dilni të silleni kaq ashpër me bankierin tuaj?’ Kjo ishte pyetja  që Hillary Clinton i bëri kryeministrit të atëhershëm të Australisë Kevin Rudd në një drekë në vitin 2010.

Në gjuhën diplomatike që ajo ishte, Klinton po pyeste sesi bota duhet të merrej me Kinën që ishte gjithnjë e më agresive .

Mesa duket ajo e parashikoi çdo gjë sepse dhjetë vite më pas, Pekini ishte mbizotërues. Ai mban mbi një trilion dollar borxh amerikan; një nga kompanitë e tij kryesore kontrollon rrjetin 5G të Britanisë; dhe ka shpenzuar vite duke kërkuar burimet e Afrikës me pak kujdes mbi dënimin ndërkombëtar që merr ose të drejtat e njeriut që shkel.

Tani, përmes një përzierjeje të rregulloreve kaotike dhe fshehjes sistematike, ai ka ndihmuar për të përhapur Covid-19 në botë.

Ne jemi si të burgosur brenda shtëpive tona ndërsa ekonomia po bie; çdo ditë mijëra vdesin nga një sëmundje që ka të ngjarë të kishte origjinën në një nga qytetet kineze të tregjeve të gjëse së gjallë në Wuhan, nga ato vende famëkeqe të higjenës ushqimore, raporton abcnews.al

Kur zbuluan se ata po përballeshin me një epidemi (atëherë nuk ishte ende një pandemi), zyrtarët qeverisës të Partisë Komuniste e mbuluan atë; dhe më pas burgosën , kërcënuan dhe persekutuan këdo që guxoi të flasë për atë që po ndodhte në Kinë dhe për atë çfarë e priste pjesën tjetër të botës.

Dhe ky ishte vetëm fillimi. Ndërsa javët po kalonin dhe Pekini kishte  virusin nën kontroll (pasi izoloi gjithë vendin) përqendrimi u kthye në diçka tjetër: në ndryshimin e skenarit.

Nëse mendonit se Rusia ishte e mirë në krimet e saj me gënjeshtrat e sponsorizuara nga shteti dhe taktikat e ndryshme që kishte, mos të harrojmë që në një moment të caktuar u bashkua me Pekinin në epokën e koronavirusit.

Kina është në modalitetin e plotë propagandist – si me fjalë ashtu edhe me vepra.  E etur për t’u shfajësuar, ajo tani dërgon miliona maska ​​për fytyrën në Europë së bashku me mjekët dhe ekspertët mjekësorë , veçanërisht epidemiologët që Europa mund të ketë nevojë.. Kompanitë si Huawei  u kthyen  papritmas në donatorë të mëdhenj të krizës. Presidenti Xi Jinping së fundmi i tha kryeministrit italian Giuseppe Conte se shpreson të krijojë një “rrugë të lehtë shëndetësore” nga Kina në Europë. Pekini është bërë burim i filantropisë. Por kjo diplomaci ’është false.

Siç dihet ata që ndihmojnë shpesh janë ata që kanë shkaktuar problem. Spanja dhe Republika Çeke  po hedhin mijëra komplete testimi të dërguara nga Kina që nuk funksionojnë siç duhet. Turqia gjtihashtu thotë se  kompletet e tyre të prodhuara nga Kinë nuk po japin rezultate të sakta ndërsa Hollanda thotë se pothuajse gjysma e kompleteve që ka marrë janë po ashtu të pasakta.

Dhe së bashku me ‘ndihmën’ kineze vjen edhe qortimi propagandist jo i duhuri por i qartë: ne duhet të ndihmojmë sepse ju nuk do ia dilni. Është , kjo ajo që i bën europianët të tërbuar. ‘Franca sapo dërgoi një milion maska ​​në Italia aq sa dërgoi edhe Kina.

Koha për të mos pranuar faljen e BE-së ‘  tha një ndihmës i Macron kohët e fundit. Gjermania, e akuzuar nga shtetet e tjera të BE për injorimin e vuajtjeve të tyre, tani  dërgon ventilatorë në Itali dhe merr pacientë nga spitalet e tepërta në Alsace – ndërsa të gjithë e dinë se çfarë po bën dhe pse po e bën. Në mes të krizës më të madhe shëndetësore të epokës moderne, lufta me koronavirusin duket se po luhet midis mendjeve, zemrave dhe ventilatorëvë tanë (të dhuruar), raporton abcnews.al.

Dhe më pas janë edhe gënjështrat që duken sheshit, të cilat vijnë  nga vendet me nivelet më të larta. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian pretendon se ushtria amerikane ka krijuar  koronavirusin për të infektuar qytetarët kinez.

Këto janë mesazhet e Pekinit. Ky është shteti i Partisë Komuniste Kineze. Duke filluar nga fjalët e Confucius(filozof kinez) deri aty ku ngatërrojnë informatat dhe na keqinformojnë.

E vërtetë, ne duhet të mbajmë vetë disa përgjegjësi.

Ne ishim në prag të një luftë. “Ekziston një kërcënim shumë i vërtetë i një pandemie, në lëvizje të shpejtë, shumë vdekjeprurëse të një patogjeni të frymëmarrjes që vret 50 deri në 80 milion njerëz,”  thuhet në raportin e parë vjetor të Bordit Global të Monitorimit  (një panel i pavarur i ekspertëve të thirrur nga Banka Botërore dhe Organizata Botërore e Shëndetit) – në 2019.

Ne u paralajmëruam – në mënyrë të përsëritur,por nuk e dëgjuam. E vërtetë gjithashtu, ne nuk kemi vepruar siç duhej që nga fillimi i ngjarjeve. Ne duhet të izolonim vendet sa më parë, duhej të kishim vepruar më shpejt.

Mosgatishmëria e qeverisë  duke na detyruar të qëndronim të  izoluar në shtëpitë tona ishtë në dobi të saj(një veprim tipik instinkteve liberale të Kryeministrit) por ka qenë ndoshta një gabim, raporton abcnews.al.

Sidoqoftë , ne jemi këtu për shkak të Kinës. Kundër këtij fakti, nuk mund të tërhiqemi.

Mail të dielën raportoi se Nr.10 është duke u menduar edhe njëherë për kontratën që ka me  rrjetin 5G të Huawei  dhe gjithashtu është duke  planifikuar  një ‘ngrirje të thellë’ diplomatike me Pekinin derisa ai të kryejë reformat e duhura. Por a do të vazhdojë kështu?

A do të mbetët dëshira për një kërkesë llogarie mbas 6 muajsh ose edhe një viti kur kriza të ketë kaluar dhe çdo gjë ti kthehet normaliteti?

Unë mendoj se po. Unë mendoj se është një domosdoshmëri politike dhe morale të sigurohemi që do ndodhi, sepse deri atëherë unë mendoj se do të jetë çështje e vetëvendosjes kombëtare. Nëse vërtet duam të kuptojmë se sa e fuqishme është politika jonë, dhe nëse vërtet duam të kuptojmë se ku qëndron në të vërtetë ekuilibri global i fuqisë, do të bëhet e qartë vetëm kur të përfundojë e gjithë kjo.

Ne injoruam kërcënimet e Kinës mbi 5G. Ne e injoruam burgimin e një milion Uighurs( një popull që flet turqisht  në Azisë Qëndrore).

Në të vërtetë, ne injorojmë  çdo krim që kryhet. Ne nuk mund ta injorojmë rolin që pati në Covid-19. Nëse e bëjmë, do të sjellë atë që ne nuk mund ta zhbëjmë më, që Perëndimi nuk do të qëndrojë as tani por kurrë përballë Kinës. Dhe nëse kjo ndodh, atëherë, 25 vite në revolucionin dixhital, do të kemi arritur më në fund të kuptojmë koston e vërtetë të jetës./Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!