Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral, ka postuar një foto në Instagramin e tij zyrtar, ku shihet duke festuar një nga golat e tij së bashku me Paolo Dybala.
Sulmuesi argjentinas rezultoi pozitiv me Koronavirus, së bashku me partneren Oriana Sabattini. Vetë Demiral, ka vuajtur nga një dëmtim në gju, por me mesazhin e tij në Instagram, tha se gjithçka do të rikthehet shumë shpejt në normalitet.
21 vjeçari shkroi: “Të gjithë së bashku, ditët e mira po vijnë së shpejti”. Komenti i Paolo Dybalas, nuk mund të mungonte, duke i bërë një zemër me emoji./abcnews.al
View this post on Instagram