Rreth 80 shtetas italianë të cilet kishin ngelur në Shqipëri pas mbylljes së kufijve do të udhetojnë sonte drejt Italisë. Ata do të lundrojnë me tragetin e linjës Durrës-Bari.
Siç raporton gazetari i Abc News, Leonidha Musai shtetasit italianë janë shumë të lumtur që u është bërë e mundur të kthehen në Itali.
Ata janë tashmë në bordin e tragetit dhe së shpejti pritet që të nisen drejt Barit.