E ardhmja e Philippe Coutinho është në dyshim. Bayern Munchen nuk do të shpenzojë për kartonin e tij, Barcelona nuk dëshiron ta mbajë në skuadër dhe fantazisti brazilian është i projektuar drejt Premier League.
Ditët e fundit janë shtuar kuotat e Tottenham, klub me të cilin 27-vjeçari negocioi edhe veren e vitit të kaluar. Akord nuk pati, madje u përfol për një mos marrëveshje mes lojtarit dhe presidentit Levy. Zëra që janë mohuar për The Mirror nga agjenti i Coutinho, Kia Joorabchian.
“Philippe Coutinho nuk ka asnjë problem personal me Daniel Levyn, presidentin e Tottenham. Ajo që është thënë në media nuk është e vërtetë, transferimi te Spurs në të kaluarën nuk u realizua për motive financiare”, deklaron Joorabchian, duke i hapur rrugë transferimit të lojtarit të tij te “gjelat” nga Londra. /abcnews.al

