VIDEO | Ish-sulmuesi i Liverpool gjeni, 22 vite më parë shënonte golin unik

schedule12:17 - 30 Mars, 2020

schedule 12:17 - 30 Mars, 2020

Dean Saunders ka luajtur për 15 vite radhazi me kombëtaren e Uellsit (1986-2001), duke shënuar 22 gola në 75 ndeshje të zhvilluara. Ish-sulmuesi i Liverpool ishte pjesë e Sheffield United në sezonin 1997-1998. Plot 17 herë e dërgoi topin në rrjetë atë sezon, teksa një prej golave mbetet i paharrueshëm.

Sheffield luante në shtëpi përballë Port Vale, ndeshje që u zhvillua 22 vite më parë. Vendasit kryesonin 1-0 dhe Saunders dyfishonte shifrat me një gol të veçantë. Portieri mik kryen një dalje guximtare dhe dërgon topin në rivënie anësore.

Ai është larg portës dhe në momentin që niset pas, Saunder realizon një “shpikje”. Kryen rivënien, topin e përplas në trupin e portierit të Port Vale dhe lëshon një goditje të saktë drejt portës, duke shënuar një gol unik dhe dërguar tifozët në festë. /abcnews.al