Bota nën pushtimin e koronavirusit: Deri më tani raportohen 724,436 infektuar dhe 34,009 viktima

schedule10:48 - 30 Mars, 2020

schedule 10:48 - 30 Mars, 2020

Deri më tani, në të gjithë botën koronavirusi ka infektuar më shumë se 724,436  njerëz dhe ka vrarë 34,009, sipas të dhënave të bazuara në Johns Hopkins University.

SHBA-ja, brenda pak ditësh kaloi numrin e Kinës dhe Italisë.

Amerika është sot vendi i parë me më shumë të prekur nga COVID-10. Më shumë se 142,735 njerëz të infektuar dhe mbi 2400 vdekje. Presidenti Donald Trump njoftoi së fundmi se masat e distancimit social do të vijojnë deri më 30 prill, ndryshe nga ç’kishte parashikuar.

Britani: Nurmi i të infektuarëve është rritur në mënyrë të ndjeshme orët e fundit. Pas izolimit të të gjithë vendit, autoritetet kanë bërë me dije se ndoshta vetëm pas 6 muajsh Angli do t’i kthehet normalitetit.

Moskë: Kryeqyteti rus është do të vijojë të jetë i gjithi në karantinë deri më sot, (30 mars) ku pritet një njoftim i ri nga autoritetet.

Ndërkohë në Itali numri i të prekurëve është 97,689, në Spanjë 80,110, Gjermani 62,435; Francë 40,174.

Nërkohë në vendin tonë, numri i të infektuarëve me koronavirus ka shkuar në 212, kurse i viktimave 10./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!