U dyshuan të infektuar me koronavirus, rezultojnë negativ babai dhe djali të ndaluar në Kakavijë

schedule12:04 - 29 Mars, 2020

schedule 12:04 - 29 Mars, 2020

Dy  emigrantë shqiptarë kanë hyrë në vendin tonë një ditë më parë përmes përmes pikës kufitare të Kakavijës me shenja serioze te COVID-19 kanë rezultuar negativë ndaj testit të koronavirusit.

Njesinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektoriatin Shtetëror Shendetësor inspektoret e të cilëve janë të stacionuar në Kakavijë, u vendosën në alarm për shkak të emigrantëve R.S. dhe A.S 60 dhe 30 vjeç at e bir sapo hynë në territorin shqiptar, kishin shenja dyshuese të virusit të rrezikshëm dhe menjëherë i’u nënshtruan kontrollit rutinor nga inspektoret e stacionuar në Kakavijë.

Burime për Abc News bëjnë me dije se 30 vjeçari kishte kolle, dhe temperature trupore 38 grade. Ne këto kushte, ata janë karantinuar deri në marrjen e tamponeve me kampionet e sekrecioneve në hundë e gojë. Menjeherë tamponet jane nisur drejt kryeqytetit dhe në orët e para te mengjesit te sotem, pergjigja nga laboratori qendror ne Tirane ka rezultuar negative duke hequr cdo dyshim te prekshem per Coronavirus.

Dy emigrantët ndërkaq janë lënë te lire te udhetojnë drejt Beratit.Deri tani fatmirësisht në qarkun e Gjirokastrës nuk ka asnjë person të konfirmuar me COVID 19 , ndërsa numri i personave të dyshuar deri më tani që kanë kryer analizat është 10./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!