Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dasmë në kohë koronavirusi, mjekët martohen në spital, stafi organizon ceremoninë surprizë

schedule08:52 - 29 Mars, 2020

schedule 08:52 - 29 Mars, 2020

E gjithë bota tashmë ëhstë nën pushtetin e koronavirusit, jeta sociale e qytetarëve në shumë vende ka ndryshuar dhe ato po pështaten me kushtet dhe masat që secili shtet ka ndërmarrë në kuadër të mbrojtjes për përhapjen e COVID-19.

Çdo ceremoni gëzimi është shtyrë gjatë kësaj periudhe që secili është nën ankthin e koronavirusit. Epidemiologët Jen Andonian dhe Matt Shearer kishin planifikuar të martoheshin në datën 20 mars, por për shkak të pandemisë ceremoninë e tyre e kanë shtyrë.

Ndërkohë stafi i spitalit ku ato punonin i ka suprimuar me një ceremoni modeste. Të gjithë miqtë ishin të pajisur me maska dhe doreza dhe normalisht po zbatonin distancimin shoqëror për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ndërkohë çifti duket se nuk kanë arritur që ta respektojnë deri në fund distancën me njëri-tjetrin pasi në fund janë puthur.

Kjo është një ndër dasmat më të çuditshme në kohë pandemie. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!