Klubet franceze kanë rënë dakord për të ulur rrogat e lojtarëve. Koronavirusi ka shkaktuar një krizë shëndetësore dhe ekonomike. Pasojat do të jenë të mëdha, të drejtat televizive kanë rënë dhe sponsorët do të largohen.
L’Equipe raporton se klubet e mëdha të Ligue 1 kanë arritur një marrëveshje për të përmgjysmuar rrogat. Marseille ka qenë klubi që ka propozuar uljen e pagave me 50%, ide që është aprovuar nga PSG, Lyon dhe të gjithë klubet e tjera të elitës.
Tani pritet reagimi i Sindikatës së Futbollistëve, që do të mbrojë interesin e lojtarëve me shumë siguri. Gjithsesi, drejtuesit e klubeve janë të vendosura dhe të detyruara të bëjnë këtë veprim. /abcnews.al