Coronavirus vazhdon të përhapet me shpejtësi dhe mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është duke qëndruar në shtëpi. Shembullin më të mirë e kanë dhënë shumë personazhe VIP, të cilët kanë postuar video senzibilizimi ku shfaqen të izoluar në shtëpitë e tyre.
Edhe bota e sportit ka dhënë mesazhet e veta, por nuk kanë munguar dhe sfida të ndryshme, që më pas janë bërë virale. Disa të tjerë kanë zgjedhur dhe të organizojnë “party” në shtëpi, duke improvizuar sadopak në këtë situatë të vështirë.
I fundit që e ka bërë është ish-mesfushori i Milanit, Kevin Prince Boateng. Ganezi ka postuar një video në “Instagramin” e tij, ku shfaqet si “bodyguard” i një klubi nate. Të ftuarit në këtë festë janë gruaja dhe djali i tij.
Boateng pasi kontrollon djalin, i parkon edhe makinën… lodër. Më pas shikohen që të tre duke kërcyer dhe duke dhënë një mesazh se të gjithë duhet të qëndrojmë në shtëpi. /abcnews.al