Pasditen e së premtes Papa Francesco ka mbajtur një lutje të jashtëzakonshme në sheshin e Shën Pjetrit, duke i kërkuar Zotit dhënien fund të pandemisë koronavirus.
“Të frikësuar dhe të përhumbur, të thirrur për të vuajtur bashkarisht. Një errësirë e dendur ka kaptuar sheshet, rrugët dhe qytetet tona. Ky terr është bërë padron duke e mbushur çdo ambient me një heshtje shurdhuese dhe me një bosh asgjësues duke na lënë të trembur dhe të përhumbur në pritje të një stuhie të befasishme dhe të tërbuar. Jemi vetëdijësuar tashmë që gjendemi në të njëjtën anije, të gjithë të brishtë dhe të ç’orientuar, por në të njëjtën kohë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm për njëri-tjetrin”.
Zot, mos na lër në mëshirë të stuhisë. Përse keni frikë? Ende nuk keni besim? Këto kanë qenë fjalët e Papa Francescos drejtuar të gjithë njerëzimit, duke nënkuptuar se besimi i njerëzimit në Zot prej kohësh është i dobët. /abcnews.al