Deputeti i opozitës së re Adriatik Alimadhi deklaroi sot përmes një statusi në rrjetet sociale se ishte infektuar nga Covid-19.Alimadhi ka folur për Abc News për gjendjen e tij shëndetësore, ku ka deklaruar se ka mbërritur në spitalin Infektiv dhe ka marrë dhe shërbimet e para shëndetsore.
I kontaktuar nga gazetari i Abc News, Juxhin Mustafaraj, deputeti është shprehur se fatmirësisht gjendja e tij vijon të mbetete e stabilizuar dhe nuk ka shfaqur komplikacione. Gjithashtu deputeti ka teksuar se bashkëshortja e tij, e cila gjithahstu është e konfirmuar me COVID 19 ndodhet në gjendje të mirë shëndetsore në ambjentet e shtëpisës.
Alimadhit ka theksuar se pas postimit të tij ka reaguar kryeministri dhe ministrja e Shëndetsisë. Tashmë gjendja e deputetit do të monitorohet nga mjekët tek spitali Infektiv.
Deputeti lajmëroi sot se ai dhe bashkëshortja janë të infektuar me koronavirus. Në statusin e tij ku Alimadhi akuzonte kryeministrin Rama për mungesën e infrastrukturës në spitale dhe për autoambulancën e rrënuar, e cila e kishte çuar për në Sanatorium ku edhe bëri analizat.
Lexo edhe: Deputeti Adriatik Alimadhi del pozitiv me koronavirus
/abcnews.al