Sekretari i Përgjitshëm i PD, Gazment Bardhi përmes një videoje ka publikuar dëshmitë e qytetarëve dhënë për mikrofonin e Abc News, të cilët ankohen për situatën e vështirë.
Sipas Bardhit këto dëshmi janë një sirenë alarmi për Qeverinë që të lerë propagandën dhe të bëjë detyrën.
Mesazhi i Gazment Bardhit:
Dëshmitë e dhimbshme të qindra qytetarëve në nevojë janë sirena alarmi për Qeverinë që të lerë propagandën dhe të bëjë detyrën.
Shteti ka detyrimin ligjor që në këtë kohë të pamundurve, t’u sigurojë minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer. Koha nuk pret asnjë minutë, dhe jo më 3 javë.
Qeveria të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Është detyrim i saj ligjor, jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës.
https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10221945848705029/
/abcnews.al