Koreja e Veriut dërgon ish-shefin e Spiunazhit në ceremoninë e Lojërave Olimpike

schedule13:20 - 22 Shkurt, 2018

schedule 13:20 - 22 Shkurt, 2018

Koreja e Veriut do të dërgojë një nga figurat më të larta të sajë, Gjeneralin Kim Yong-chol, në ceremoninë e mbylljes së lojërave Olimpike Dimërore në Pejongçang. Gjenerali ka qenë shefi i inteligjencës së Koresë komuniste dhe besohet të ketë planifikuar disa sulme ndaj Koresë së Jugut. Pjesëmarrja e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore shihet si një shkrirje në marrëdhëniet e tensionuara midis dy Koreve.

Megjithatë, ka shqetësime që Peniani ka përdorur ngjarjen thjesht për të përmirësuar imazhin e saj ndërkombëtar. Vajza e Presidentit Amerikan Donald Trump, Ivanka, do të kryesojë delegacionin e Sjteteve të Bashkuara në Pejongçang gjatë fundjavës. Zyrtarët e Koresë së Jugut thonë se nuk do të ketë takim formal midis Koresë së Veriut dhe SHBA-së në këtë ngjarje.

Gjenerali Kim Yong-chol udhëheq Departamentin e Koresë së Veriut për marrëdhëniet ndër-Koreane dhe është përdorur për të kryesuar agjencinë e spiunisht, Byron e Përgjithshme të Zbulimit. Agjensia u akuzua për sulme të mëdha në Korenë e Jugut, përfshirë fundosjen e anijes Cheonan, ku humbën jetën 46 marinarë të Koresë së Jugut në vitin 2010. Delegacioni i tij do të qëndrojë në Korenë e Jugut për tre ditë dhe pritet të takojë Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Ndërkohë, më parë këtë muaj, nënpresidenti amerikan Mike Pence mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Dimërore, ndërsa motra e Kim Jong-un, Kim Yo-jong e Koresë së Veriut, përfaqësoi Penianin. Zyrtarët amerikanë bënë me dije se do të zhvillohej një takim sekret mes tyre, por Koreja e Veriut u tërhoq në momentin e fundit. Regjimi komunist i Penianit është dënuar gjerësisht për testimin e përsëritur të armëve bërthamore dhe raketave konvencionale. SHBA – ndër të tjera – ka paralajmëruar lehtësim të presionit ndaj Koresë së Veriut nëse braktisë programin bërthamor dhe përmirëson situatën me të drejtave të njeriut./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!