Shifra shqetësuese në Spanjë, mbi 3600 viktima dhe rreth 50 mijë të infektuar

schedule10:07 - 26 Mars, 2020

schedule 10:07 - 26 Mars, 2020

Numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë është rritur në mbi 3600 kurse numri i të infektuarve ka shkuar në rreth 50 mijë.

Sipas ekspertëve shifrat po rriten me ritme të shpejta në krahasim me Italinë.

Në spitale mungojnë mjetet mbrojtëse dhe derti tani ka patur edhe 5,000 mjekë të infektuar.

Shqetësues në Spanjë mbetet fati i të moshuarve dhe Ministria e Shëndetësisë ka menduar që shtëpitë e të moshuarve mund t’i shndërrojë në qendra shëndetësore për të trajtuar të sëmurët pa i zhvendosur ata në spitale.

Ndërkohë Qeveria Spanjolle ka votuar për zgjatjen e gjendjes aktuale të jashtëzakonshme deri më 12 Prill, ndërsa vendi vazhdon të përballet me një nga shpërthimet më të rënda të koronavirusit në botë.

Kryeministri Spanjoll Pedro Sánchez tha se vendimi është “një sakrificë e re për të gjithë”, por thelbësore mbetet të mos shpërdorohet koha, për ti dhënë mundësi spitaleve të kujdesen për pacientët dhe për të zhvilluar një vaksinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!