Babai i Erling Haaland, Alf Inge, ka folur sërish sa i takon zgjedhjes së sulmuesit për t’iu bashkuar Borussia Dortmund. Manchester United e kërkonte me ngulm 19 vjeçarin, ose më saktë siç zbulon Inge, Ole Gunnar Solskjaer e kërkonte me ngulm.
“Donim të zgjidhnim një klub ku na dëshironin të gjithë, jo vetëm trajneri. Nuk dihet asnjëherë si do të shkonte historia nëse do të zgjidhnim klub tjetër. Kjo është diçka që nuk do të ketë përgjigje, megjithatë, ne jemi të lumtur për zgjedhjet që kemi bërë deri më tani.
Gjithashtu, mendoj se gjëja më e rëndësishme për një futbollist të ri, është projekti që ka klubi që dëshiron të firmosë. Ku do të jenë ata pas 5-10 vitesh, çfarë vizioni kanë. Ka disa faktorë që ndikojnë”, tha babai i Erling Haaland./abcnews.al