David Alaba do të jetë një prej lojtarëve të parë që do të largohet nga Bayern Munchen në merkaton e verës. Austriaku dëshiron të provojë një aventurë të re pas 9 viteve të kaluara në Bavari dhe e ardhmja është e ndarë mes Barcelonës dhe Real Madrid.
Dy “gjigantët” spanjollë po duelojnë për të siguruar shërbimet e lojtarit 27-vjeçar. Pse kjo dëshire e madhe për t’u larguar nga Bayern? Atë e zbulon SportBild dhe gjithçka lidhet me rinovimin e kontratës të kryer në marsin e vitit 2016.
Alaba, i cili aktivizohet si mbrojtës i djathtë, mesfushor i djathtë dhe qendërmbrojtës, kishte bërë një pakt me drejtuesit. Në të ardhmen do të fillonte të luante më shumë si mesfushor dhe jo më si mbrojtës.
Lojtari është i prirur drejt fazës sulmuese, por diçka e tillë nuk ndodhi, në ndryshim me Joshua Kimmich, për të cilin drejtuesit e kanë mbajtur fjalën. Alaba është zhgënjyer dhe në Gjermani janë të bindur që ky është shkaku kryesor pse ka vendosur të largohet. /abcnews.al